
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) është gjobitur nga FIFA me 10 mijë franga zvicerane (rreth 10,600 euro) për incidentet që ndodhën jashtë stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Letoni më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.
FSHF ka bërë të ditur se do ta apelojë gjobën dhe ka nisur procedurat ligjore përkatëse. Federata gjithashtu iu bën thirrje tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren pa krijuar incidente që dëmtojnë imazhin e saj.
KAQPATA