Pas disa javësh heshtjeje dhe mesazhesh të koduara në rrjetet sociale, reperi Fero ka folur hapur për marrëdhënien me ish-partneren, modelen Arbenita Ismajli.
Gjatë promovimit të programit që transmetohet këtë javë, ai u shpreh: “Nuk mundet kërkush me dasht vajzën time, ma shumë se unë.”
Fero shtoi se nuk ka ushtruar dhunë ndaj Arbenitës dhe paralajmëroi se do të ndajë gjithashtu përvojat e tij nga burgu, duke premtuar një rrëfim të plotë për publikun.
Ky moment shënon herën e parë që reperi flet drejtpërdrejt për situatën personale, duke u përpjekur të vendosë qartësi mbi raportin me ish-partneren dhe ngjarjet që kanë ndikuar në jetën e tij familjare dhe profesionale.
KAQPATA