
Një rast i rëndë është raportuar në Ferizaj, ku viktimë ka qenë një vajzë e mitur, ndërsa i dyshuari një 24-vjeçar nga fshati Greme.
Mësohet se më 18 gusht, një vajzë e lindur në vitin 2008 ka denoncuar në Polici se ishte viktimë e abuzimit seksual nga një i ri, i identifikuar si E. Haliti (24 vjeç).
Hetuesit kanë arritur ta identifikojnë dhe ta intervistojnë të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës. Ai ka pranuar se ishte njohur me të miturën përmes rrjetit social Snapchat dhe se kishte dalë një herë me të, por ka mohuar çdo kontakt fizik.
Prokurori kujdestar është njoftuar menjëherë për rastin dhe ka autorizuar zhvillimin e procedurës së rregullt. Rasti është cilësuar si “Sulm seksual” dhe hetimet janë ende në vazhdim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Raporton : Sinjali.com
KAQPATA