Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, ka treguar se UÇK-ja armatosej përmes territorit shqiptar, me armë që vinin kryesisht nga Europa. Ai tha se SHISH-i ishte në dijeni të këtij procesi dhe ndihmonte në mënyrë të pavarur nga shteti.
“Kanalet fillimisht nuk ishin zyrtare, por ne e dinim. Pasi u krijua besimi se nuk ishim armiq, Policia u udhëzua të mos i ndalonte transportet e armëve,” tha Klosi.
Ai zbuloi se UÇK-ja përdorte makina të ushtrisë shqiptare, të blera nga ushtria zvicerane, për transportin e armëve. Klosi po ashtu pranoi se kishte pasur përplasje me qeverinë e kohës, kur kryeministër ishte Pandeli Majko.
“Kur qeveria na bllokoi, ne vazhduam ilegalisht edhe ndaj shtetit shqiptar,” shtoi ai.
KAQPATA