
Kandidati për Asamble të Komunës së Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Fetahu, bashkë me kandidatin për kryetar dhe ekipin e VV-së, ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe strukturat e partisë në fshatin Rufc.
Në këtë tubim u theksua se tashmë nuk ka më asnjë dilemë: ndryshimi do të ndodhë më 12 tetor. Ky ndryshim po shihet si një domosdoshmëri e madhe, një nevojë e qytetarëve për t’i dhënë fund një periudhe të gjatë keqmenaxhimi, pasurimi në kurriz të taksave të qytetarëve, si dhe keqpërdorimit të parasë publike.
Fetahu theksoi se qytetarët e Rufcit dhe të gjithë Lipjanit tashmë janë në lëvizje, me zemrën plot vullnet për ta bërë realitet ndryshimin e madh që po kërkohet prej kohësh.
“Me Rufcin, me Lipjanin, me qytetarët – jemi bashkë për ndryshim. Kjo nuk është vetëm dëshirë, por është një vullnet i fuqishëm qytetar për një Lipjan më të drejtë, më transparent dhe me qeverisje në shërbim të njerëzve,” – u shpreh Fetahu.
Takimi në Rufc u cilësua si një hap i rëndësishëm në fushatën e Vetëvendosjes në Lipjan, ku qytetarët treguan mbështetje të gjerë për kandidatët e VV-së, duke shprehur besimin se 12 tetori do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri për komunën.
KAQPATA