TURIN, ITALY - SEPTEMBER 27: Edon Zhegrova of Juventus runs with the ball during the Serie A match between Juventus FC and Atalanta BC at Allianz Stadium on September 27, 2025 in Turin, Italy. (Photo by Chris Ricco - Juventus FC/Getty Images)
Klubi italian Juventus i ka uruar sulmuesit kosovar Edon Zhegrova suksese për ndeshjet e radhës, duke e bërë urimin në gjuhën shqipe.
“Fat të mbarë, Edon! Me kombëtaren e Kosovës, lojtari më i ri i Bianconerëve do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës”, shkruan Juventusi në postimin e tij në rrjetin social.
Ende nuk është konfirmuar nëse Zhegrova do të jetë titullar në përballjen me Slloveninë, pasi trajneri Franco Foda mund t’i mbajë lojtarët që siguruan pikët e plota kundër Suedisë.
KAQPATA