
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë vendin ka shkaktuar incidente edhe në Portin e Durrësit. Për shkak të erës së fortë, anijes tregtare “Francesca” iu këputën litarët e ankorimit.
Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur anija shkëputet dhe largohet nga pozicioni i saj në port, duke krijuar shqetësim mes punonjësve dhe qytetarëve të pranishëm.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar nga ky incident.
Autoritetet portuale po monitorojnë situatën, ndërsa paralajmërojnë se erërat e forta dhe moti i paqëndrueshëm mund të krijojnë probleme të tjera në vijim.
KAQPATA