Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kaluar një operacion pas një lëndimi në këmbë. Në një postim në Facebook, Hoxhaj shprehu se ditët e fundit kanë qenë të vështira për të dhe familjen, por tashmë po rikuperohet gradualisht.
Ai falënderoi qytetarët, miqtë dhe kolegët për mbështetjen, si dhe mjekët dhe stafin shëndetësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjatë trajtimit.
“Faleminderit nga zemra secilit prej jush për afërsinë dhe përkujdesjen që keni treguar”, përfundoi Hoxhaj.
KAQPATA