
Ministri i Shtetit në Shqipëri, Taulant Balla, ka pritur sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë këtij takimi, Balla u shpreh se Endriti i përcolli urimet nga Haga për fitoren në zgjedhje, si dhe një mesazh të veçantë nga babai i tij.
“Endrit Thaçi më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK-së dhe popullit të Kosovës”, shkroi Balla në një postim në rrjete sociale.
Kujtojmë se Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me gjykimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat ai dhe mbështetësit e tij i konsiderojnë politike dhe të pabazuara.
KAQPATA