Gjykata Supreme ka pranuar ankesën e kandidatit të pavarur për Kllokot, Arbër Emini, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të PZAP dhe duke rikthyer çështjen në rivendosje.
Emini pretendon se Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të 12 tetorit në Kllokot përmes përdorimit të dokumenteve të dyshimta mjekësore. Ai tha se mbi 180 vërtetime të lëshuara me vulë të Serbisë janë përdorur për të kryer votim me asistencë, duke shkelur ligjet e Kosovës dhe duke lejuar kontroll të votës nga Lista Serbe.
“Qysh në ditën e parë, këto vërtetime ilegale u përdorën në sistemin zgjedhor, dhe ndërhyrja u ndërpre vetëm pas ndërhyrjes së organeve të rendit,” tha Emini për Tëvë1.
Hetimet dhe proceset e rivendosjes së votimeve pritet të zhvillohen në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme.

KAQPATA