
Miliarderi Elon Musk ka ndezur një tjetër debat politik në SHBA, këtë herë në Ditën e Pavarësisë. Në një postim në platformën e tij X, ai ka propozuar idenë për krijimin e një partie të re politike – “Partia Amerikane” – duke sfiduar sistemin aktual me dy parti.
“Dita e Pavarësisë është koha perfekte për të pyetur nëse dëshironi pavarësi nga sistemi me dy parti (disa do të thonë një parti)! A duhet të krijojmë Partinë Amerikane?”, ka shkruar Musk, duke e shoqëruar postimin me një sondazh për ndjekësit e tij.
Kjo iniciativë vjen pas përplasjeve të fundit të tij me presidentin Donald Trump, lidhur me projektligjin “OneBigBeautifulBill”, tashmë të miratuar dhe në pritje të nënshkrimit nga presidenti amerikan.
Paketa përfshin reforma të thella në taksa, shpenzime federale, siguri kufitare, energji dhe sistemin shëndetësor – tema që duket se po e motivojnë Musk të shkojë përtej debatit dhe drejt veprimit politik konkret.
KAQPATA