Beograd 15. avgust 2025. Protest studenata u blokadi I građana Srbije pod sloganom „Nismo vreća za udaranje“, protesti nakon brutalnog nasilja policije nad građanima Slavija Foto:Vladislav Mitić/Nova.rs
Mediumi spanjoll El Periódico ka publikuar një analizë alarmuese mbi gjendjen e lirisë së medias në Serbi, duke e cilësuar atë si vendin më të rrezikshëm në Evropë për gazetarët.
Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), situata në Serbi është përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit 2025, mes protestave kundër korrupsionit dhe shtypjes së mediave nga regjimi i presidentit Aleksandar Vuçiq.
Në raport përmendet rasti i gazetarit Vuk Cvijiq, i cili u sulmua dhe ndalua nga policia gjatë një proteste studentore në Beograd. Ai rrëfen se u godit dhe u tërhoq me forcë nga vendi i ngjarjes, megjithëse ishte identifikuar si gazetar.
Përfaqësuesi i CPJ-së për Evropën, Atilla Mong, thekson se Serbia është “rasti më shqetësues në rajon”, duke akuzuar autoritetet për dhunë dhe intimidim sistematik ndaj mediave. “Në vend që t’i mbrojë gazetarët, policia shpesh është bërë vetë autor i dhunës,” tha ai.
Sipas të dhënave të NUNS, që nga fillimi i vitit 2025 janë regjistruar 135 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, ndërsa Reporterët pa Kufij (RSF) kanë evidentuar 34 sulme fizike vetëm gjatë verës.
Në artikullin e El Periódico theksohet se shumë gazetarë në Serbi ndihen si “armiq të shtetit”, ndërsa fjalët e Vuçiqit që i quan ata “tradhtarë” kanë shtuar ndjeshëm klimën e frikës dhe autocensurës në media.
KAQPATA