Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të një pompe të derivateve në fshatin Nikaj, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në fabrikën për mbushje të bombolave të oksigjenit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë pas ndihmës së parë në Kaçanik. Shërbimet emergjente mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa njësitet policore po kryejnë veprimet hetimore dhe të sigurisë për ndriçimin e plotë të rastit.
Prokurori i shtetit është njoftuar për të gjitha veprimet policore. Hetimet për shkaqet e shpërthimit dhe rrethanat e tij vazhdojnë.
KAQPATA