Alban Muriqi, drejtor i Institutit për Avokimin e Politikave Korrektuese, ka deklaruar se Kosova duhet të refuzojë kërkesat e shteteve të tjera që synojnë marrëveshje për përdorimin e burgjeve në territorin e saj.
Sipas Muriqit, pas marrëveshjes me Danimarkën, disa vende të tjera – përfshirë Suedinë dhe Belgjikën – kanë shprehur interes të ngjashëm, gjë që ai e konsideron shqetësuese.
“Nuk më pëlqen që Kosova po shihet si vend më lehtë i qasshëm ndaj këtyre kërkesave. Pas marrëveshjes me Danimarkën, për të cilën kam pasur rezerva që në negociata, dolën në skenë edhe vende të tjera. Kosova duhet të ketë qëndrim dhe t’u thotë vendeve tjera ‘jo’,” deklaroi Muriqi.
Marrëveshja mes Kosovës dhe Danimarkës, e nënshkruar në vitin 2022, parashikon dhënien me qira të rreth 30 qelive të burgut në Gjilan për dënimin e 300 të burgosurve danezë, duke sjellë përfitime rreth 200 milionë euro gjatë dhjetë viteve.
KAQPATA