
Sot herët në mëngjes, Policia e Leposaviqit ndaloi dy persona që po vendosnin afishe me përmbajtje nxitëse kundër Qeverisë së Kosovës. Afishet përmbanin mesazhet “Lufto kundër Kurtit dhe të gjitha bllokadave të tjera” dhe “Dua të lëviz lirshëm”.
I dyshuari kryesor është Dejan Vukovljeviq, 23 vjeç, dhe me të ishte Mladen Milanoviq, 31 vjeç. Të dy u shoqëruan në Stacionin Policor, ndërsa Prokuroria Speciale nisi procedimin për “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.
Sinjali do të sjellë detaje të reja sapo të jenë të disponueshme.
KAQPATA