
Një sasi e konsiderueshme fishekësh është zbuluar sot në afërsi të kufirit në Prizren.
Mësohet se më 26 gusht, rreth orës 12:00, njësia patrulluese ka gjetur rreth 60 fishekë të armës automatike AK-47 në fshatin kufitar Vermicë.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë patrulla policore dhe njësia e krimteknikës për të bërë ekzaminimin e mëtutjeshëm. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Gjetja e mjetit të pashpërthyer”.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar origjinën e fishekëve dhe nëse rasti lidhet me ndonjë aktivitet kriminal në zonën kufitare.
Raporton : Sinjali.com
KAQPATA