Artistja Egli Tako ka dhënë për herë të parë detaje mbi marrëdhënien e saj me Gjestin gjatë qëndrimit në reality show, në një intervistë për “The Dalina Show”. Ajo theksoi se lidhja e tyre nuk kishte asnjëherë komponent romantik, por ishte një marrëdhënie shoqërore që e ndihmonte të përballonte kohën e izoluar brenda shtëpisë së programit.
“Brenda shtëpisë kam ndjerë një afeksion të madh për disa persona dhe këtë e kam shprehur gjithmonë. Me kalimin e javëve, njerëzit bëhen më egoistë dhe mendojnë vetëm për lojën e tyre, por unë kurrë nuk kam qenë e tillë. Për Gjestin, kam thënë disa herë: të dua shumë si njeri, dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, u shpreh Egli.
Ajo shtoi se ndjenjat brenda shtëpisë duken më intensive se sa ishin në realitet: “Je aty brenda 24 orë në ditë, gjërat bëhen më të ngushta dhe intensive, por nuk ka të bëjë me ndjenja të thella romantike. Ishte më shumë lojë, një person i duhur në momentin e duhur. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur”.
Egli pranoi gjithashtu se për një periudhë kishte qenë e përfshirë emocionalisht në këtë ‘deluzion’, por sot sheh gjërat ndryshe: “Mbase edhe unë e kam përjetuar një kohë të tillë, por sot e shoh ndryshe. Ai nuk më frymëzonte në kuptimin e madh, thjesht na bënte të qeshnim dhe kalonim mirë. Dua ta kujtoj si një mik të asaj kohe”.
KAQPATA