Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren Egla Ceno për shpifje ndaj moderatorit Saimir Kodra, duke e dënuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh.
Ceno, fituese e “Big Brother VIP”, kishte deklaruar në program se ishte ngacmuar seksualisht nga një moderator me mbiemrin “Kodra”. Pas reagimit publik të moderatorit, çështja përfundoi në gjykatë.
Gjykata vlerësoi se deklaratat e aktores dëmtonin imazhin dhe reputacionin e Saimir Kodrës, duke i cilësuar si shpifje. Moderatori ka mohuar akuzat, duke theksuar se “dinjiteti njerëzor nuk mund të përdhoset me deklarata të pabazuara”.
Vendimi i gjykatës mbyll një nga rastet më të bujshme të përplasjes mes figurave publike në Shqipëri.
KAQPATA