
Këngëtarja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Edona Llalloshi, ka nderuar figurën e shquar të kulturës dhe politikës shqiptare, Jusuf Gërvallën, në ditën e 80-vjetorit të lindjes së tij – 1 tetor.
Përmes një vizite në Shtëpinë-Muze të Jusuf Gërvallës, Llalloshi është njohur nga afër me veprën dhe kujtimet e lëna pas nga ky personalitet i shquar. Ajo ka ndarë disa fotografi nga vizita në Instagram, duke shprehur respektin e saj të thellë.
“Përkujtim në 80-të vjetorin e lindjes së Jusuf Gërvallës. Personalitet shumëdimensional i kohës moderne. I shquar në muzikë, në shkrime dhe aktivitete politike. I pakrahasueshëm!”, ka shkruar Llalloshi.
Jusuf Gërvalla mbetet një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare, dhe përkujtimi i tij edhe pas tetë dekadash dëshmon përjetësinë e veprës së tij.
KAQPATA