
Ish-kryenegociatorja dhe ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas Samitit të NATO-s në Hagë, duke vënë në dukje mungesën e një gjesti simbolik nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për Kosovën dhe Shqipërinë.
Sipas Tahirit, edhe pse Trump u quajt “Baba” në Samit nga përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë, ai nuk e përmendi as Kosovën, as Shqipërinë në mesazhet e tij paszgjedhore.
“Kosova nuk ka kryeministër, Shqipëria ka një me zgjedhje të kontestuara. Prandaj nuk pati urim nga Trumpi. Kjo është një situatë alarmante për të dyja shtetet,” shkroi Tahiri.
Ajo e konsideroi këtë mungesë vëmendjeje si një pasqyrim të krizës politike në rajon dhe dobësimit të marrëdhënieve me aleatin kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
KAQPATA