Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë aktuale, duke e akuzuar për mosveprim dhe dëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara.
Në një postim në “Facebook”, ajo ka vlerësuar lartë ish-krerët e UÇK-së që po përballen me Gjykatën Speciale, duke i cilësuar si “sacrificë kombëtare”. Sipas saj, ata kontribuan në krijimin e shtetit, ndërsa pushtetarët aktual “nuk bënë asgjë dhe po e dëmtojnë shtetin”.
“Ata që bënë shumë për krijimin e shtetit po bëjnë sakrificën kombëtare në Gjykatën Speciale – të tjerët që nuk bënë asgjë po e dëmtojnë shtetin dhe aleancën me aleatin kryesor. Çfarë paradoksi! S’do ta kishim besuar sidomos ne që ishim në krye të shtetbërjes”, ka shkruar Tahiri.
KAQPATA