
Sot, më 27 qershor, në ora 10:00, fillon Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasës së 9-të në të gjitha shkollat e Kosovës.
Ky test përfshin nëntë lëndë bazë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.
Testi i Arritshmërisë është një nga vlerësimet më të rëndësishme për nxënësit që përfundojnë arsimin e obligueshëm dhe ndihmon në orientimin e tyre për shkollimin e mesëm.
Nxënësit tashmë janë në fazat e fundit të përgatitjes, ndërsa shkollat janë duke finalizuar organizimin për mbarëvajtjen e testit.