
Serbja e Kosovës, A.M., e arrestuar në Kroaci bashkë me pilotin kroat J.I., dyshohet se ka komunikuar me Vladimir Radivojeviqin, i njohur si “Mami”, lider i “Brigadës së Veriut” – organizatë e shpallur terroriste në Kosovë.
Në telefonat e çiftit u gjetën mesazhe ku ata diskutonin për sulmin ndaj KFOR-it në Zubin Potok më 2022. A.M. i kishte shkruar “Mamit”: “Duhet ta sqarosh sulmin ndaj KFOR-it në çdo mënyrë që mundesh”.
Piloti kroat akuzohet për zbulim të informacioneve sekrete mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it, me mundësi dënimi deri në 10 vjet burg. A.M. rrezikon deri në 5 vjet, për mbledhje dhe shpërndarje të të dhënave konfidenciale.
Gjykata në Split caktoi paraburgim për të dy, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit te dëshmitarët. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se A.M. ka pasur qasje në informacione konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, shprehu mbështetje për institucionet e vendit, duke theksuar rëndësinë e hetimeve për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
KAQPATA