
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen e Spitalit, në rrugën “Vëllëzërit Asllani”, ku dyshohet se një person është hedhur nga një ndërtesë banimi.
Ende nuk janë konfirmuar rrethanat e plota të incidentit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e autoambulancës, Policia e Kosovës dhe njësia e Forenzikës.
Për momentin nuk ka detaje zyrtare lidhur me gjendjen e personit të përfshirë në incident. Policia ka konfirmuar se rasti është nën hetim dhe do të publikojë informacione shtesë sapo të jenë të disponueshme.
KaqPata do të vazhdojë të informojë publikun me zhvillimet e fundit lidhur me këtë rast tragjik.
KAQPATA