
Një edukatore në një institucion parashkollor në Pejë është ndaluar nga Policia e Kosovës për 48 orë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se pas një denoncimi është iniciuar procedura hetimore.
“Pas denoncimit të një edukatoreje nën dyshimin se ka keqtrajtuar një fëmijë, Prokuroria ka filluar hetimet. Këto hetime kanë çuar në vendimin për ndalimin e saj për 48 orë, ndërsa hapat e tjerë vazhdojnë sipas Kodit të Procedurës Penale”, tha Nikçi.
Rasti është ende në hetim, dhe Insajderi do të vijojë të raportojë për çdo zhvillim të ri.
KAQPATA