
Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë treguar ndershmëri dhe përkushtim ndaj qytetarëve në Shtime.
Më 18 shtator 2025, rreth orës 17:00, gjatë patrullimit në këmbë në sheshin “Ahmet Shtimja”, ata gjetën në tokë një shumë prej 500 eurosh – katër kartëmonedha nga 100 euro dhe dy nga 50 euro.
Paratë u dërguan menjëherë në stacionin policor dhe pas shikimit të kamerave të sigurisë u identifikua pronari, një 32-vjeçar nga Shtimja, i cili i kishte humbur ato. Shuma iu kthye pa vonesë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar dy zyrtarët për gjestin human dhe shembullor, duke theksuar se ky veprim dëshmon përkushtimin e policisë në shërbim të qytetarëve dhe respektimin e vlerave profesionale.
KAQPATA