
Dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur rëndë gjatë një sulmi terrorist në një sinagogë në Mançester, në ditën e shenjtë hebraike Yom Kippur. Sulmuesi, i cili përdori makinë dhe thikë për të sulmuar besimtarët, u qëllua për vdekje nga policia pas pak minutash.
Policia e Mançesterit njoftoi se i dyshuari mbante një jelek që dukej si pajisje shpërthyese, gjë që shtoi panikun në vendngjarje. Dy persona të tjerë u arrestuan në lidhje me sulmin, ndërsa autoritetet e trajtuan menjëherë incidentin si akt terrorist.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer e cilësoi ngjarjen “të tmerrshme” dhe premtoi masa shtesë sigurie në të gjitha sinagogat e vendit. Edhe Mbreti Charles III shprehu tronditjen e tij, duke theksuar solidaritetin me komunitetin hebraik.
Hetimet vijojnë, ndërsa policia dhe njësitë kundër terrorizmit po punojnë për identifikimin e plotë të autorit dhe motivet e tij.
KAQPATA