
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e saj, David Levy, pas polemikave të shkaktuara nga letra e tij ndaj festivalit Glastonbury, ku kërkohej ndalimi i grupit irlandez “Kneecap” me arsyetimin se nxisnin antisemitizëm.
Një burim pranë artistes tha për “The Mail on Sunday” se Levy nuk merret më me projektet muzikore të saj, pasi qëndrimet e tij pro-Izraelit bien ndesh me pozicionimin publik të Lipës.
Këngëtarja shqiptare e ka cilësuar ofensivën izraelite në Gaza si “gjenocid”, duke u shprehur hapur në mbështetje të kauzës palestineze, ndërsa ka dënuar edhe veprimet e Hamasit.
Lipa mbetet pjesë e agjencisë William Morris Endeavor, por tashmë do të përfaqësohet nga një tjetër agjent brenda kompanisë.
KAQPATA