Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, po përdor famën e saj jo vetëm për performanca mahnitëse gjatë turneut “Radical Optimism”, por edhe për të ndërgjegjësuar publikun mbi shëndetin seksual dhe parandalimin e HIV-it.
Në një event në The Abbey, Hollywood, Lipa festoi Ditën e Parë Kombëtare të PrEP, në bashkëpunim me organizatën Mistr, që ofron qasje falas ose të përballueshme në trajtimin parandalues ndaj HIV-it.

“Mendoj se seksi duhet të jetë argëtues dhe i sigurt. Kënaqësia dhe mbrojtja nuk janë të kundërta, përkundrazi – ato shkojnë dorë për dore,” deklaroi këngëtarja.
Pas performancës së hitit të saj “New Rules” dhe “Don’t Start Now”, Dua u bashkua me drag queens për një interpretim festiv të këngës “Houdini”, duke shënuar që 10,000 persona në SHBA kanë nisur përdorimin e PrEP-it.
Në intervistë për Rolling Stone, Lipa theksoi: “Ka ende shumë stigmë rreth HIV-it dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Nëse mund ta çstigmatizojmë kujdesin shëndetësor, ka shpresë që HIV-i të zhduket krejtësisht.”
Këngëtarja nënvizoi edhe rëndësinë e vetëkujdesit si akt dashurie ndaj vetes: “Shpresoj që kujdesi për veten të mos konsiderohet më turp. Kjo, në vetvete, është shumë seksi.”

Ky angazhim tregon se Dua Lipa përdor famën e saj për të promovuar ndërgjegjësimin shëndetësor dhe për të luftuar stigmat sociale, duke kombinuar muzikën me mesazhe të fuqishme për komunitetin.


KAQPATA