
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, të enjten tërhoqi vëmendjen e publikut në New York me një paraqitje plot ngjyra. Ajo kishte veshur një fund të gjatë portokalli nga Gucci dhe një bluzë të shkurtër gri që ekspozonte barkun e tonifikuar.
Artistja 30-vjeçare e kompletoi stilin me taka të larta argjendi, çantë të vogël të njëjtë ngjyrë, si dhe aksesorë si byzylykë, vathë të rrumbullakët dhe unaza argjendi. Dua po ndodhet në SHBA për turneun e saj Radical Optimism Tour, që përfshin gjashtë qytete dhe përfundon më 16 tetor në Seattle.
KAQPATA