
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe drithërat mund të jenë një zgjedhje e shkëlqyer, kur përzgjidhen me kujdes. Ato ofrojnë energji, fibra dhe vitamina, sidomos kur kombinohen me fruta apo qumësht.
Ekspertët këshillojnë që të zgjidhen drithëra të plota, me më pak se 10 gramë sheqer për porcion, ndërsa për shije më të ëmbël mund të shtohen fruta të freskëta ose mjaltë.
Gjithashtu, përveç fibrave, drithërat është mirë të përmbajnë proteina, të cilat shtojnë ndjenjën e ngopjes kur shoqërohen me qumësht, kos apo pije bimore.
Specialistët sugjerojnë të mos kufizohemi vetëm te thekonat klasike, por të provojmë edhe tërshërë, quinoa, thekër apo përzierje me fruta të thata dhe arra, për një mëngjes më të ekuilibruar dhe ushqyes.
KAQPATA