
Zbulime të reja kanë dalë në lidhje me rastin e Ana Murganiq, qytetarja serbe nga Mitrovica e Veriut, e cila po hetohet për dyshime të rënda spiunazhi në bashkëpunim me të dashurin e saj, një pilot të ushtrisë kroate.
Sipas burimeve të sigurta, drejtori i OJQ-së “Aktiv” në Mitrovicë, Miodrag Milicevic, ka udhëtuar disa herë bashkë me Murganiqin gjatë viteve 2024 dhe 2025. Në total janë evidentuar pesë udhëtime të përbashkëta: katër herë në vitin 2024 dhe një herë në shkurt të vitit 2025.
OJQ-ja “Aktiv” ka reaguar, duke mohuar çdo lidhje të Milicevic me rastin dhe duke e cilësuar përmendjen e tij si “pa bazë e pa kontekst”. Megjithatë, dokumentet e siguruara nga burime mediatike konfirmojnë udhëtimet e përbashkëta në data të ndryshme, përfshirë 10 prill, 14 prill, 14 qershor dhe 18 nëntor 2024, si dhe 14 shkurt 2025.
Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa dyshimet lidhen edhe me kontakte të mundshme të Murganiq me strukturat e Listës Serbe të formuar në Beograd.
KAQPATA