
Pjesa e parë mbyllet pa gola në “Air Albania” – Shqipëria humb penalltinë vendimtare
Janë mbyllur 45 minutat e para të përballjes elektrizuese Shqipëri – Serbi në stadiumin “Air Albania”, me rezultatin 0-0.
Kombëtarja kuqezi ishte dukshëm më kërkuese, duke krijuar tri raste të pastra, por pa arritur të konkretizojë. Momenti kyç i pjesës së parë ndodhi në minutën e 43-të, kur Rey Manaj mori përsipër të gjuante nga pika e bardhë – por dështoi, duke humbur një rast të artë për të kaluar Shqipërinë në epërsi.
Më herët, Mario Mitaj dhe Qazim Laçi provuan me goditje të rrezikshme, por portieri serb Djordje Petrovic ishte në lartësinë e duhur për të ndalur gjithçka.
Serbia, nga ana tjetër, nuk arriti të bëjë shumë. E vetmja gjysmëmundësi e tyre përfundoi lehtësisht në duart e Thomas Strakoshës.
Një incident i vogël ndodhi në minutën e 8-të, kur Sasa Lukic pretendoi se ishte goditur në kokë pas një këndoreje, por situata u zgjidh pa pasoja.
Pjesa e parë përfundon me zhgënjim për kuqezinjtë, që humbën shansin më të madh për të zhbllokuar rezultatin në një sfidë me peshë historike.
KAQPATA