
Në kuadër të prezantimit të programit qeverisës për periudhën 2026-2029, kandidati Dr. Përparim Ramusa ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Gllavicë në Shtime.
Takimi u karakterizua nga një atmosferë bashkëpunimi, ku qytetarët shprehën mbështetje të fuqishme për vizionin dhe programin e tij. Sipas pjesëmarrësve, pritjet janë që Gllavica të përfitojë dukshëm nga qeverisja e Ramusës, duke u përmirësuar në fusha të ndryshme jetike.
Banorët e fshatit theksuan se presin ndryshime konkrete dhe investime që do ta bëjnë Gllavicën një vend më të zhvilluar dhe më të mirë për të jetuar.
KAQPATA