Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgimin e Fatmir Shehollit, nën dyshimin se ishte rekrut i Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA) dhe ka vepruar sipas udhëzimeve të zyrtarit Bojan Dimic.
Sipas dosjes së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Sheholli ka mbledhur informacione për pronat e serbëve në Kosovë dhe i ka dërguar ato tek BIA përmes komunikimeve telefonike. Më 26 shtator në Mitrovicë të Veriut, ai thuhet se ka marrë materiale audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të cilat më pas i ka publikuar online, duke marrë edhe shpërblime monetare.
Prokuroria thekson se veprimet e Shehollit kanë cenur sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës, si dhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve, duke përbërë veprën penale “Spiunazh” sipas nenit 124, paragrafi 3 të KPRK-së.
Gjatë bastisjeve më 9 tetor, Policia e Kosovës sekuestruar pajisje elektronike, dokumentacion dhe sende të tjera për ekzaminim të mëtejshëm.
KAQPATA