
Pas një takimi me kryeministrin Edi Rama, 21 drejtues në Bashkinë e Vlorës kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre. Mes tyre janë drejtorë të sektorëve kyç si financat, urbanistika, shërbimet sociale, kultura dhe emergjencat civile.
Kryeministri Rama ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për drejtuesit e larguar dhe të propozohet lista e re e emrave që do t’i zëvendësojnë, në bashkëpunim me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.
Lista e plotë e drejtuesve që dhanë dorëheqjen:
- Zambak Selmanaj – Drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikës
- Olsi Durrolli – Drejtor i Përgjithshëm i Ekonomisë
- Dorjan Demiri – Drejtor i Përgjithshëm Juridik
- Kozma Mali – Drejtor i Financave
- Jovan Jaupaj – Drejtor i Aseteve
- Arlinda Tepelena – Drejtoreshë e Turizmit
- Dorjan Xhelili – Drejtor NSHP
- Francesco Tozaj – Drejtor i Pastrimit
- Endri Rrokaj – Drejtor i Gjelbërimit
- Anila Hitaj – Drejtoreshë e Shtëpisë së Foshnjës
- Irena Stasa – Drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë
- Elida Grabova – Drejtoreshë e Shtëpisë për Personat me Probleme Mendore
- Lorela Ballaj – Drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijëve me Aftësi të Veçanta
- Sokol Kananaj – Drejtor i Tatimeve pranë Bashkisë
- Ardian Vreshtazi – Drejtor i Emergjencave Civile
- Sokol Toto – Drejtor i Teatrit P. Marko
- Genci Demiraj – Drejtor i Pallatit të Kulturës
- Laura Brinja – Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore
- Igli Zahaj – Drejtor i IMT (dorëhequr)
- Emiljano Ismaili – Drejtor i Policisë Bashkiake (dorëhequr)
- Elona Merkaj – Drejtoreshë e Pallatit të Sportit
Ky zhvillim vjen pas një ultimatumit të dhënë nga kryeministri Rama dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e Bashkisë së Vlorës.
KAQPATA