
Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Zona 24”. Kënga është shkruar nga vetë artisti dhe mban stilin e tij karakteristik, duke kombinuar energjinë me rrëfimin e drejtpërdrejtë.
Produksioni muzikor është realizuar nga Rzon, i cili ka bashkëpunuar më herët me Don Xhonin në projekte të tjera të suksesshme. Videoklipi i këngës është punuar nga studioja kreative Sekuencë, duke ofruar pamje dinamike dhe skena që përçojnë atmosferën e projektit.
“Zona 24” është tashmë e disponueshme në platformat muzikore dhe në YouTube, ku po merr reagime shumë pozitive nga fansat. Ky projekt përforcon pozicionin e Don Xhonit si një nga emrat më aktivë dhe më të ndjekur të hip-hop-it shqiptar.
KAQPATA