
Zyrtarët e Njësitit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë sekuestruar 50 fishekë të kalibrit 9 mm, të llojit Luger – X-Force, gjatë një kontrolli rutinë në Pikën Kufitare Hani i Elezit.
Municioni ishte fshehur në bagazhin e një veture që po hynte në territorin e Kosovës, ndërsa udhëtarët kishin deklaruar se nuk posedonin mallra për deklarim.
“Sot, më 12.09.2025, rreth orës 05:45, në Pikën Kufitare Hani i Elezit, zyrtarët doganorë gjatë një kontrolli rutinë zbuluan 50 fishekë të kalibrit 9 mm të llojit Luger (X-Force). Gjatë deklarimit fillestar, udhëtarët kishin pohuar se nuk posedonin mallra për deklarim. Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar, në bagazh u gjet një pako e fshehur me municion”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Fishekët janë sekuestruar, ndërsa rasti është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.
KAQPATA