Dogana e Kosovës ka raportuar një aktivitet të shtuar gjatë muajit tetor, duke sekuestruar mallra me vlerë mbi 250,000 euro vetëm gjatë gjysmës së parë të muajit. Në mesin e mallrave të konfiskuara janë substanca narkotike, municion, monedha dhe dekorata koleksionuese prej bakri, pajisje elektronike, produkte farmaceutike, suplemente, kozmetikë, instrumente mjekësore, tekstil, pije dhe duhan.
Sipas Doganës, këto veprime tregojnë angazhimin për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke parandaluar rrezikimin e ekonomisë dhe shëndetit të qytetarëve nga mallrat e paligjshme.
Gjithashtu, Dogana ka arritur të mbledhë deri në mes të tetorit 1.5 miliardë euro të hyra, duke shënuar një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përbën 122 milionë euro më shumë të inkasuara. Ky rezultat tregon përmirësim në performancën financiare dhe efektivitetin e kontrollit doganor.
KAQPATA