
Tragjedia në Llapushnik, ku humbën jetën bashkëshortët Shemsi dhe Ajshe Gashi, ndërsa djali i tyre Fatlum Gashi mbeti i lënduar rëndë, ka prekur thellë komunitetin shqiptar në Gorizia, Itali, aty ku familja jetonte prej vitesh.
Sipas mediumit italian Il Goriziano, banorët e qytetit janë mobilizuar për të mbledhur fonde që do të shkojnë për mbështetjen e Fatlumit – i cili ndodhet në gjendje kome – dhe për motrën e tij 15-vjeçare, që ka mbetur e vetme.
Fushata e solidaritetit është nisur nga miqtë dhe klientët e Fatlumit, i njohur si berber i dashur për komunitetin, për të mbuluar shpenzimet e varrimit dhe për të ndihmuar dy fëmijët.
Komuniteti shqiptar në Gorizia e ka përshkruar Fatlumin si një djalë të buzëqeshur dhe të përkushtuar ndaj punës, duke shpresuar për një mrekulli dhe shërimin e tij.
KAQPATA