
Kohët e fundit, disa media në vend po shpërndajnë informacione të pasakta dhe të tejzgjatura lidhur me disa figura publike e fundit po ndodhë me Dimal Bashën në studimin akademik “Globalizing the Western Balkans: Transnational Crime, Fundamental Islam and Unholy Alliances”. Përmes lajmeve të pasakta, emri i Bashës po përpiqet të përlyhet dhe figura e tij profesionale të degradohet para publikut.
Sipas sqarimeve të autoreve dhe ekspertëve akademikë, Dimal Basha ka kontribuar vetëm në një kapitull të artikullit, duke trajtuar çështjet e islamizmit radikal, ndërsa pjesa tjetër e punës është përgjegjësi e profesoreshës Jana Arsovska. Megjithatë, disa media kanë shpërndarë interpretime të gabuara, duke e paraqitur gabimisht Bashën si përgjegjës për të gjithë përmbajtjen, duke i krijuar publikut një imazh të deformuar.
Figura e Dimal Bashes, i njohur për integritetin dhe profesionalizmin e tij në fushën akademike, nuk duhet të vlerësohet nga lajme të pasakta që synojnë sensacionalizëm dhe përfitime politike. Ky rast nxjerr në pah nevojën e domosdoshme për një raportim të saktë dhe etik në media, veçanërisht kur bëhet fjalë për tema komplekse që lidhen me historinë dhe politikat rajonale.
Përmes sqarimeve të autorëve dhe ekspertëve, publiku duhet të ketë qasje të drejtë dhe të balancuar mbi kontributin real të Bashës, duke shmangur dezinformimin dhe keqinterpretimet që cenojnë figurën dhe reputacionin e tij.
KAQPATA