
Për herë të 33-të me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në seancën konstituive të mbajtur sot, dështoi miratimi i komisionit që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive politike – PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe – që të paraqesin propozimet për anëtarët e këtij komisioni. Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk mori pjesë në votim.
Nga gjithsej 100 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 51 votuan për, 1 ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim – numra që nuk mjaftuan për të ecur përpara me procesin.
Si pasojë e kësaj bllokade të re, Dehari ndërpreu seancën, duke njoftuar se ajo do të vazhdojë më 19 qershor, në ora 10:00.
Kriza institucionale që po zvarritet prej më shumë se katër muajsh po e thellon paqartësinë politike dhe po rrit frustrimin qytetar në vend.
KAQPATA