
Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile kanë mbajtur sot një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke protestuar kundër bllokadës së zgjatur politike dhe dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Aksioni vjen pak para tentimit të 37-të për të formuar institucionet, një situatë që ka krijuar pakënaqësi dhe zhgënjim të madh në opinionin publik.
Me pankarta në duar ku shkruhej “Deri kur?”, “Marrëveshje politike” dhe thirrje të tjera që nxisin zgjidhje dhe përgjegjësi politike, aktivistët kërkuan nga partitë politike të lënë anash interesat partiake dhe të kthehen te vullneti qytetar.
“Institucionet nuk mund të mbahen peng pafundësisht. Ky është një moment ku kërkohet përgjegjësi nga të gjitha palët,” u tha ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të organizatorëve.
Ndërkohë, edhe grupe qytetarësh filluan të mblidhen në shenjë mbështetjeje për aksionin dhe për të shprehur pakënaqësinë me situatën e stërzgjatur.
Kuvendi i Kosovës është përballur me bllokadë për disa javë me radhë, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për ndarjen e posteve kryesore institucionale.
KAQPATA