
Deputeti i Kuvendit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka deklaruar se çështja e njohjes së Kosovës nuk është në dorën e presidentit aktual, Volodymyr Zelensky, por do t’i takojë një presidenti të ardhshëm.
“Nëse do të ishte në dorën time, do ta bëja shumë kohë më parë. Ky është vendim që i takon presidentit të Ukrainës. Nuk e di se kur mund të ndodhë, por besoj se presidenti i ardhshëm do ta ketë në dorë njohjen e Kosovës”, tha Goncharenko për Klan Kosova.
Ai bëri të ditur se e ka ngritur këtë çështje në Parlamentin e Ukrainës, por nuk ka kaluar. Megjithatë, deputeti është i bindur se “herët a vonë” Ukraina do ta njohë Kosovën, duke theksuar lidhjet e përbashkëta mes dy vendeve dhe mbështetjen që Ukraina ka marrë nga Kosova gjatë pushtimit rus.
KAQPATA