Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar të marrin paga dhe mëditje, edhe pse gjatë vitit 2025 Kuvendi është mbledhur vetëm për konstituim dhe formimin e Qeverisë.
Sipas Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, deputetët kanë marrë gjithsej 2,913,392.04 euro neto nga janari deri në tetor, nga një buxhet i parashikuar prej 3,689,107.59 euro për të gjitha pagat dhe mëditjet e vitit.
Pagesat mujore varionin nga 246 mijë euro në mars deri në 345 mijë euro në maj, edhe pse nuk janë zhvilluar seanca plenare apo debate parlamentare.
Ky fakt ngre pyetje mbi shpenzimin e fondeve publike dhe efikasitetin e funksionimit të institucioneve gjatë vitit.
KAQPATA