
Sulmuesi francez, Ousmane Dembele, është shpallur fitues i “Topit të Artë” për vitin 2025, në ceremoninë e mbajtur në Paris.
Dembele ka pasur një sezon fantastik me PSG-në, duke udhëhequr skuadrën drejt titullit të kampionit të Francës, Kupës së Francës, Ligës së Kampionëve dhe Superkupës së Evropës. Ai fitoi çmimin përpara sulmuesit të Barcelonës, Lamine Yamal, i cili u rendit i dyti, ndërsa mesfushori i PSG-së, Vitinha, përfundoi i treti.
Çmimin e “Topit të Artë” Dembele e pranoi nga legjendari Ronaldinho, duke shtuar kështu një tjetër sukses të madh në karrierën e tij.
Në konkurrencën e femrave, sulmuesja spanjolle Aitana Bonmati fitoi për herë të tretë këtë çmim prestigjioz.
KAQPATA