
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për “shkatërrim të planifikuar” të sektorit të energjisë në Kosovë, duke thënë se anulimi i projektit për ndërtimin e termocentralit të ri ka sjellë pasoja të mëdha ekonomike.
Haradinaj deklaroi se ky projekt do të kishte ulur ndjeshëm koston e energjisë, ndërsa sot qytetarët paguajnë shumëfish më shtrenjtë. Sipas tij, kjo u kushton familjeve dhe bizneseve rreth 360 milionë euro në vit.
Ai theksoi se energjia është çështje sigurie kombëtare dhe akuzoi Kurtin se përmes lidhjeve të tij po i drejton miliona euro drejt Beogradit. “Ky patrioti i rremë po e dëmton rëndë Kosovën, ndërsa populli po paguan një krim të organizuar shqiptaro-serb”, u shpreh Haradinaj.
KAQPATA