
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për Trafikimin e Personave, ku Kosova është vlerësuar në Nivelin 2. Kjo tregon se qeveria nuk përmbush plotësisht standardet minimale, por po bën përpjekje të dukshme për të luftuar trafikimin me njerëz.
Raporti thekson se Kosova ka përmirësuar ndjekjen penale të trafikantëve dhe identifikimin e viktimave, ka rritur fondet për ndihmë dhe kompensim të viktimave. Megjithatë, ka kritika për trajtimin jo të duhur të rasteve të fëmijëve të detyruar të lypin dhe për fonde të pamjaftueshme për fushata ndërgjegjësimi. /KAQPATA/