
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Danja Koka, festoi dje ditëlindjen e saj, duke marrë urime nga miqtë, familjarët dhe ndjekësit e saj.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e një urimi nga partneri i saj, Redi. Ky fakt nxiti spekulime për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tyre.
Në rrjetet sociale, komentet dhe aludimet nuk kanë munguar, ndërsa ndjekësit kanë shprehur kuriozitet për situatën mes Danjës dhe Redit.
Pavarësisht këtyre dyshimeve, çifti vijon të ndjekë njëri-tjetrin në Instagram, duke lënë hapësirë për shpresë se marrëdhënia e tyre mbetet aktive dhe e qëndrueshme.
KAQPATA