
Danimarka ka ndaluar të gjitha fluturimet e dronëve civilë këtë javë përpara një samiti të Bashkimit Evropian në Kopenhagen, tha të dielën ministri i Transportit.
Ministria tha se vendimi u mor me qëllim të “thjeshtësohej puna e sigurisë” për policinë, dhe se nuk mund të pranoheshin “dronë të huaj që krijojnë pasiguri dhe përçarje”
Danimarka është një nga disa vende evropiane që kanë raportuar “incidente me dronë” në javët e fundit, me dronë të parë mbi bazat ushtarake daneze deri të shtunën.
KAQPATA